Monumenti më i vjetër në botë

  • E. /
  • 17 May 2021 - 13:07
Monumenti më i vjetër në botë

160 kilometra nga deti, në Australinë verilindore, gjendet Nawarla Gabarnmung, një strehë masive e gdhendur nga era dhe më pas nga dora e njeriut. Ky vlerësohet se mund të jetë monumenti më i vjetër në botë, 10 herë më i vjetër se monolitet e Stonehenge.

Muret janë të veshura me shtresa të mbivendosura pikturash. Janë pamje të kafshëve që janë gjuajtur tradicionalisht nga aborigjenët. Pikturat në muret e shpellës janë një përzierje e modernes dhe shumë të lashtës. Por sa e vjetër është kjo traditës?

Që nga viti 2010, arkeologu Bruno David ka punuar në këtë zonë në përpjekje për të zbuluar historinë e Nawarla Gabarnmung. “Njerëzit kanë ardhur në këtë vend duke ngritur kampingje dhe me kalimin e kohës janë krijuar disa shtresa rëre dhe hiri që janë mbivendosur gradualisht, si fletët e një libri. Këto sedimente të mbivendosura kanë shkaktuar varrosjen e materialeve arkeologjike. Ne kemi kryer fillimisht gërmime në sipërfaqe, ku kemi materiale që mund të jetë 100-200-vjeçare. Jemi kthyer gjithmonë e më pas në kohë dhe më në fund arritëm në një periudhë rreth 48-50 mijë vjeçare për të cilën kemi edhe provat më të vjetra të pushtimit të këtij vendi”, tregon arkeologu.

Datat bazohen te fragmentet e qymyrit që janë lënë pas nga australianët e hershëm. Ato tregojnë se njerëzit kanë qenë këtu rreth 50 mijë vjet më parë!

Arkeologët nuk kanë gjetur ende eshtra njerëzore në Nawarla Gabarnmung, por ata kanë gjetur prova në formë pikturash deri në 30 mijë vjeçare.

(Kosova Sot Online)