Lexoni edhe:
Incizohen edhe dy UFO!
Roveri i parë i Kinës në planetin Mars është shkëputur nga platforma e tij lëshuese dhe tashmë është duke lëvizur nëpër sipërfaqen e “Planetit të Kuq”, tha administrata hapësinore e Kinës.
Roveri që për burim energjie e ka dritën e Diellit u lëshua në sipërfaqen e Marsit në orën 10 e 40 minuta të shtunën sipas zonës kohore të Pekinit, tha Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës.
Incizohen edhe dy UFO!Lexoni edhe:
Të shtunën e kaluar, Kina e lëshoi në Mars sondën që e bartte roverin, duke shënuar herën e parë të një operacioni të tillë për shtetin komunist. Kina është vetëm vendi i dytë në botë që e arrin këtë sukses, pas Shteteve të Bashkuara.
Roveri i quajtur Zhurong ka kryer disa testime për disa ditë para se ta fillonte eksplorimin e sipërfaqes së Marsit të shtunën. Pritet që roveri të qëndrojë në sipërfaqe për tre muaj dhe gjatë kësaj kohe do të kërkojë shenja të mundshme për ekzistimin e jetës.
Edhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar një mision historik në Mars njëkohësisht. Roveri “Perseverance” dhe një helikopter i vogël i NASA-s janë duke e eksploruar planetin “fqinj” të Tokës.
NASA pret që roveri i saj ta marrë mostrën e parë në korrik, ndërsa do të kthehet në planetin tonë pas një dekade, shkruan The Guardian.
(Kosova Sot Online)