Lexoni edhe:
Agjencia e parë e turizmit hapësinor në botë hapet në Britaninë e Madhe, por çfarë pritet t’u ofrojë ajo qytetarëve
Një studim i ri sugjeron se alienët mund të na kenë dëgjuar apo të kenë marrë sinjale prej njerëzve në Tokë shumë kohë më parë.
Sipas këtij studimi, ekzistojnë 29 planetë që janë “potencialisht të banueshëm” dhe për këtë arsye mund të ketë jetë, dhe janë afër planetit tonë e në këtë mënyrë është e mundshme që të marrin sinjale nga njerëzit, raporton “Telegraph”.
Megjithatë, këto rezultatet nuk vërtetojnë se alienët kanë spiunuar njerëzit në Tokë. Ndoshta nuk ekzistojnë fare, thuhet në këtë studim, por ajo që ekspertët synojnë të thonë është fakti se do të ishte plotësisht e mundur që jeta njerëzore në Tokë të dëgjohej apo të vëzhgohej nga një racë e huaj në galaktikë.
Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Universitet Cornell në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, planetët e largët duhet të konsiderohen potencialisht të banueshëm. Këta planetë duhet të jenë brenda rrezes ku ekziston mundësia për të marrë sinjale prej Tokës.
Shkencëtarët kanë zbuluar 75 sisteme diellore që konsiderohen “potencialisht të banueshme” dhe që ndoshta mund të dëgjojnë valët e radios që ne përdorim në Tokë në një distancë prej 100 vite dritë.
Shkencëtarët thonë se këto valë udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe do të ishte plotësisht e mundur që një planet i cili ndodhet 55 vite dritë larg Tokës të thithte valët e radios.
Një planet potencial që mund të jetë i banueshëm dhe nga ku mund të “spiunohet” jeta në Tokë, është planeti Ross-128b i cili rrotullohet rreth yllit Ross-128.
(Kosova Sot Online)