![](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/20/200x200_auto_Hena-Toka16057837751605867198.jpg)
Lexoni edhe:
Çfarë do ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës?
Ende i freskët nga udhëtimi në hapësirë, miliarderi Jeff Bezos të hënën ofroi që të mbulojë 2 miliardë dollarë shpenzime të NASA-s, nëse kjo agjenci ia ofron kompanisë së tij, “Blue Origin”, kontratën për prodhimin e anijes kozmike që pritet të dërgojë astronautë në Hënë.
Në prill, NASA i ofroi kontratë kompanisë “SpaceX”, në pronësi të miliarderit rival, Elon Musk, një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për ndërtimin e anijes kozmike që do të dërgojë astronautë në Hënë më 2024, duke i refuzuar ofertat e dy kompanive të tjera, “Blue Origin” e “Dynetics”.
Çfarë do ndodhte nëse Hëna do të ishte dy herë më afër Tokës?Lexoni edhe:
Në një letër dërguar shefit të NASA-s, Bill Nelson, Bezos tha se kompania “Blue Origin” do t’i bëjë pagesat brenda vitit fiskal qeveritar dhe të tjerat pas tij deri në 2 miliardë dollarë. Në këmbim, kompania do të pranonte një kompani, një kontratë me çmim të prerë dhe dhe do t’i mbulonte kostot shtesë për zhvillimin e sistemit, tha Bezos.
Një zëdhënës i NASA-s tha se agjencia është e vetëdijshme për letrën e Bezosit, por refuzoi që të komentonte më shumë, duke e përmendur ankesën që kompania “Blue Origin” e ka paraqitur në Zyrën për Llogaridhënie në qeverinë amerikane, duke e akuzuar agjencinë se i ka dhënë përparësi të padrejtë kompanisë “SpaceX” përmes lejimin që ta rishikojë çmimin.
Oferta e Bezosit për NASA-n erdhi vetëm gjashtë ditë pas fluturimit të tij në hapësirë bashkë me tre persona të tjerë përmes raketës “New Shepard” të kompanisë “Blue Origin”, shkruan The Guardian.
(Kosova Sot Online)