Lexoni edhe:
NASA e ka fshehur gjetjen e alienëve
Në vitin 1989 një gërmim arkeologjik kishte hedhur dritë mbi një të panjohur të kamotshme për njerëzimin. Gjatë këtij hulumtimi, arkeologët kishin hasur në disa mbetje kafshësh, gjetje nga e cila ishte kuptuar që në atë rrethinë kanë jetuar njerëz që janë marrë me gjueti. Gjithsesi, për një kohë të gjatë ishte munduar që hulumtimi në fjalë kishte qenë tejet i rendomë dhe gjetjet ishin vendosur në muze.
NASA e ka fshehur gjetjen e alienëveLexoni edhe:
Megjithatë, para pak kohësh është bërë ekzaminimi i mbetjeve të njerëzve, që janë gjetur gjatë atyre gërmimeve, gjë kjo që e ka ndryshuar mënyrën e perceptimit. Hulumtuesit kanë bërë të ditur që mbetjet i përkasin specieve njerëzore, që kanë jetuar shumë kohë para shfaqjes së homo-sapienëve, megjithatë vjetërsia e këtyre eshtrave nuk është më e madhe se 14.000 vjet, duke lënë të kuptohet që këto specie, në një kohë, kanë bashkëjetuar me njerëzit modernë. Ky zbulim është bërë si pikënisje për hulumtimet e tjera, që pritet të bëhen me qëllim të zbardhjes së këtij fenomeni.
(Kosova Sot Online)