Lexoni edhe:
Tayna pozon nga ballkoni i hotelit luksoz
Edhe pse janë të shumtë njerëzit që mendojnë se fillimi i storjeve rreth alienëve i takon shekullit XX, apo në rastin më të mirë, atij XIX, në fakt alienët, vizatimet dhe tekstet rreth tyre, shihen që nga antikiteti. Vlejnë të përmenden shkrimet sanskrite rreth Vimana-ve dhe përshkrimi i qenieve "Anunnaki" në Sumerinë e lashtë. Edhe UFO-t janë parë që nga lashtësia, që nga kohët biblike, e deri më sot. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se përrallat mesjetare rreth demonëve dhe engjëjve, me gjasë kanë pasur bazën te takimi me alienët dhe se këta të fundit vërehen edhe në vizatimet ku shihen Jezusi dhe Maria.
Tayna pozon nga ballkoni i hotelit luksozLexoni edhe:
Po ashtu, në një vizatim shihet Krishti me Zotin mbi re, ku secili nga ta mban nga një objekt që duket si antenë, të lidhur për Toke. Një vizatim i Shën Marisë, i vitit 1486, në mënyrë të qartë tregon një objekt të paidentifikuar në qiell, i cili godet me një rreze laseri. Në disa vizatime të tjera, të asaj kohe, shihen UFO në formë të cigareve, etj.
(Kosova Sot Online)