Bebja e dreqit nga Ravensvudi
Në varrezat Ravensvud në Qarkun Xhekson të Virxhinias perëndimore gjendet një varr, i cili është objekt i legjendës urbane dhe tregimeve me fantazma. Ky varr njihet në popull si varri i “bebes së dreqit”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sipas legjendës, gjatë natës, në dritë të hënës, dëgjohet vaji i një bebeje edhe atë pikërisht në mesnatë. Thuhet se aty është varrosur George Elwood Sharp, bebja e Louis dhe Willa Sharp. George kishte lindur më 27 prill të vitit 1915 dhe kishte vdekur më 21 korrik 1917.
Në gurin e varrit gjendet edhe një figurë e bebes, e gdhendur në qeramikë. A thua të ketë qenë kjo fotografi burim i tërë kësaj meseleje? Sido që të jetë, ka njerëz që thonë se, aty kah mesnata, në fotografi paraqiten brirët dhe dhëmbët e gjatë, gjë që shoqërohet me vajin karakteristik, që dëgjohet nga varri.
(Kosova Sot)