“Njerëzit do lindin dhe jetojnë në hapësirë”- Miliarderi Jeff Bezos bën parashikimin: Do kthehen në Tokë për pushime! Ja kur do ndodhë
Themeluesi i Blue Origin, Jeff Bezos, ka parashikuar se hapësira do të bëhet shtëpia e njerëzimit një ditë dhe se njerëzit do të kthehen të vizitojnë Tokën për pushime.
Miliarderi Bezos tha se në shekujt që do të vijnë, njerëzit do lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra gjigantë pluskues që mund të strehojnë deri në një milion njerëz, që rikrijojnë gravitetin dhe mjedisin e Tokës, me ‘lumenj, pyje dhe kafshë të egra’, sipas Daily Mail.
“Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, do të jetë shtëpia e tyre e pare”, u shpreh titani i teknologjisë. “Ata do të lindin në këto koloni, do të jetojnë në këto koloni, pastaj do të vizitojnë Tokën për të kaluar pushimet.”
Bezos vuri në dukje se emrin i kompanisë së tij “Blue Origin”, kishte idenë e Tokës si pika e origjinës së njerëzimit, por jo fati i saj përfundimtar.
Më parë, Bezos ka treguar idenë e tij për habitatet hapësinore dhe i quajti ato ‘kolonitë e O’Neill’, sipas fizikantit Gerard O’Neill, i cili teorizoi se planetët e tjerë mund të mos ishin vendi më i mirë për të strehuar njerëzit përtej Tokës.
Bezos tha se pasioni i tij për eksplorimin e hapësirës filloi kur ai ishte 5 vjeç dhe Neil Armstrong shkeli në Hënë.
“Gjithmonë kam pasur ëndërr për të pasur një kompani si Blue Origin, për të ndërtuar atë që unë e shoh si rrugën drejt hapësirës”.
Bezos, 57 vjeç, konfirmoi gjithashtu se ai besonte në jetën jashtëtokësore.
“Si mund të mos ketë? Ka kaq shumë yje, vetëm në këtë galaktikë. Dhe pastaj kaq shumë galaktika,” shtoi ai.
(Kosova Sot Online)