Lexoni edhe:
Si u shpik fraza e famshme që fillojnë përrallat dhe magjia që i shoqëron ato
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor mbetet në rrezik të shtuar nga mbeturinat në orbitë pas testit të armëve ruse të kësaj jave, tha NASA të enjten.
Të hënën, Rusia lëshoi një raketë për të shkatërruar një satelit që orbiton pikërisht mbi stacionin hapësinor.
Si u shpik fraza e famshme që fillojnë përrallat dhe magjia që i shoqëron atoLexoni edhe:
Dhe sipas mediave të huaja, NASA tha të mërkurën vonë se kërcënimi më i lartë për stacionin dhe shtatë banorët e tij ishte në 24 orët e para.
Komanda Hapësinore e SHBA-së po gjurmon më shumë se 1500 fragmente satelitore, por qindra mijëra pjesë janë shumë të vogla për t’u parë.
NASA dhe Departamenti i Shtetit kanë dënuar sulmin me raketa, duke thënë se ai gjithashtu vë në rrezik satelitët dhe stacionin hapësinor të Kinës.
Më tej NASA tha se po shqyrton një “ecje hapësinore të ardhshme dhe operacione të tjera të stacionit”, për të vlerësuar rreziqet përpara se të vazhdojë më tej.
Stacioni hapësinor aktualisht është shtëpia e katër amerikanëve, dy rusëve dhe një gjermani.
(Kosova Sot Online)