Lexoni edhe:
Zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar
Lansimi i raketës së re të agjencisë hapësinore amerikane NASA në drejtim të Hënës është shtyrë sërish, e fluturimi i ardhshëm testues do të ndodhë më 27 shtator.
Lansimi deri më tani është shtyrë dy herë, si rezultat i disa problemeve teknike që janë shfaqur në njërin nga katër motorët e raketës.
Zbulohet vendbanimi 9000-vjeçarLexoni edhe:
Ky fluturim i shumëpritur i misionit Artemis 1, pa ekuipazh në fluturake, do të duhej ta testonte “Space Launch System”, në kushte reale si dhe kapsulën Orion, brenda të cilës në të ardhmen do të futen astronautët.
Lansimi një pikë rikthimi i Shteteve të Bashkuara, që synojnë sërish të shkelin sipërfaqen e Hënës, për herë të parë pas 50 viteve kur misioni Apolo e kishte realizuar këtë synim.
Ndryshe një raketë e ngjashme nga Blue Origin ishte planifikuar të lansohet dje (e hënë), por për shkak të disa defekteve dështoi pak çaste pasi ishte lansuar.
Bëhet fjalë edhe për një kapsulë me të njëjtin emër “Blue Origin”, e cila kishte arritur të shkëputet nga raketa, por që më pas kishte dështuar të vazhdojë rrugëtimin.
(Kosova Sot Online)