Lexoni edhe:
A e mbani mend Palomën?
Janë bërë plane që, në një mbrëmje të prillit të këtij viti, në qiell do të shihen shumë "UFO", me qëllim të krijimit të panikut maksimal, apo të një "apokalipsi" në media. Por, në "UFO" nuk do të gjenden alienët e vërtetë, por fansat e tyre nga planeti ynë. Pra, do të bëhet fjalë për një mashtrim. Me dhjetëra vullnetarë nga e mbarë bota kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë, që paralajmërohet si mashtrimi më i madh në histori. Me këtë rast do të përdoret me mjeshtëri dituria disa dekada e vjetër rreth UFO-ve, për ta arritur një efekt sa më të madh.
A e mbani mend Palomën?Lexoni edhe:
Do të ketë fluturake me teledirigjues, të cilat do të lansohen rreth orës 8 të mbrëmjes, në mënyrë që "pushtuesit nga gjithësia" të shihen nga një numër sa më i madh i njerëzve. Ende janë duke u zhvilluar diskutimet rreth asaj se si të arrihet efekti më i mirë i mundshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Por, ka edhe të tillë që kanë dalë me teorinë se tërë ky cirkus ka për qëllim që të qetësojë njerëzit rreth një okupimi të vërtetë nga jashtëtokësorët. Duke menduar se e tëra është vetëm shaka, njerëzit nuk do të bëjnë kurrfarë rezistence! E tmerrshme, apo jo?
(Kosova Sot Online)