Lexoni edhe:
'Për një dashuri' vjen nga Shqiponja Muhaxheri
Nicholas nga Cusa, i njohur edhe si Nicolaus Cusanus, Nicholas nga Kues dhe Nicolaus Krebs, ishte një njeri i cili nuk frikësohej që ta shfaqte mendimin e tij dhe të thoshte gjëra, të cilat nuk preferoheshin të thuheshin asokohe. Ai jo vetëm që kishte kundërshtuar modelin e Aristotelit, të Tokës në qendër të Universit, por po ashtu besonte në ekzistimin e jashtëtokësorëve. Nicholas ishte një prift që jetoi në shekullin XV. Përkundër mendimeve të tij jo tipike për atë kohë, ai arriti që të bëhej kardinal.
'Për një dashuri' vjen nga Shqiponja MuhaxheriLexoni edhe:
Zyrtarisht, ideja se mund të ketë jetë jashtëtokësore në univers u bë e ditur në shekullin XX, si teoria e pluralitetit të botëve. Për këtë shkak, mund të themi se Nicholas ishte mendimtar që ishte para kohës kur jetonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Në librin e tij "De docta ignorantia" (1439-40) ai qartë e shprehte mendimin rreth ekzistimit të alienëve. Ai herë thoshte se alienët janë më përpara se ne me civilizim, e herë e thoshte të kundërtën, se ne jemi më të zhvilluar.
(Kosova Sot Online)