Sot dita më e gjatë e vitit, çfarë nënkupton solstici veror
Sot është dita më e gjatë e vitit, dhe përkon pikërisht me të ashtuquajturin “Solistici i verës”. Banorët e Shqipërisë dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror. Kjo është dita më e gjatë e vitit, dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.
Nga këndvështrimi astronomik, kjo do të thotë se Dielli, në lëvizjen e tij, mbërrin në distancën maksimale veriore nga Ekuadori.Pra, sot ylli ynë bën itinerarin më maksimal që në përgjithësi përshkon gjatë gjithë vitit. Për të pasionuarit pas këtyre fenomeneve mjafton të vërehet dielli, që ka një diferencë të jashtëzakonshme e mahnitëse në pozicionin e vet, si gjatë lindjes, ashtu edhe në perëndim. Ndërkohë, në hemisferën meridionale ndodhe kundërta, pasi aty 20 qershori përkon me solsticin e dimrit, ose më saktë dita më e shkurtër e vitit, me Diellin që është në lartësinë më minimale kundrejt horizontit. Gjithsesi duhen sqaruar edhe disa ide të gabuara.
Lexo Edhe:
Kolltuk masazhues profesional - 72% zbritje! Vetëm 469 EUR
Lavrov flet për situatën në Kosovë: Një shpërthim i madh po përgatitet në …
I nxehti i madh nuk vjen nga fakti që Toka gjendet më afër Diellit. Mjafton të mendohet se te neve ndodh e kundërta, përderisa planeti gjendet në një distancë maksimale nga ylli i vet. Kështu, distanca Tokë-Diell nuk ka aspak të bëjë me stinët. Këto në të vërtetë ndikohen nga përkulja e aksit tokësor në 23.5 gradë. I nxehti varet nga rrezet e lëshuara nga Dielli, në mënyrë perpendikulare mbi hemisferën e veriut. Gjithashtu, duhet sqaruar edhe se 20 qershori nuk përkon as me ditën më të nxehtë të vitit. Quhet termostacion fenomeni, për të cilin periudha më e nxehtë spostohet përreth fundit të korrikut, për faj të atmosferës tokësore. Në të njëjtën mënyrë, në fund të janarit, spostohet edhe dita më e ftohtë e vitit.
Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 Qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.
Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 Dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.
(Kosova Sot Online)