Vaji i bebes dhe banesa në bodrum

  • 19 January 2016 - 12:22
Vaji i bebes dhe banesa në bodrum

Një grua ishte vendosur në një banesë në bodrum, në qytetin e Nju Jorkut. Ajo kishte një bebe të vogël, vajzë. Sapo shkelën në banesën e tyre të re, vajza ia krisi vajit dhe nuk ndalej se nuk ndalej. Kur dilnin jashtë, bebja nuk qante. Askush nuk e dinte pse ndodhte një gjë e tillë. Disa mendonin se mos bebja qante për shkak të ndonjë ere, të ngjyrave të mureve, p.sh., ndaj të cilave bebja mund të ishte alergjike. Për këtë shkak, gruaja vendosi që ta ndërronte banesën. Derisa ta gjente një banesë tjetër, gruaja me vajzën shkoi te një shoqe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kur e gjeti një banesë tjetër, gruaja mbeti e dëshpëruar, meqë vajza sërish qante, sapo hynte brenda. Gruaja filloi të mendonte më thellë, athua pse vajza qante edhe në banesën e re. Më pas, ajo vërejti se kishte marrë nga banesa e vjetër një letër ngjitëse, me dizajn shumë të bukur, të cilën në banesë e kishte lënë qiraxhiu paraprak. Ai njeri merrej me spiritizëm. Pasi që e humbi atë letër, gruaja pa se vajza nuk qante më. Askush nuk dinte ta gjente ndonjë shpjegim të besueshëm. 

(Kosova Sot)