Udhëtimi në kohë me anë të teknologjisë së shekullit XIX

  • E.k /
  • 14 October 2023 - 10:00
Udhëtimi në kohë me anë të teknologjisë së shekullit XIX

Kjo pamje e galaktikës spirale, e bërë në një pllakë fotografike të qelqtë, është njëra ndër fotot serike të bëra përgjatë dekadave. Në fund të shekullit XIX astronomët shpikën teknikën e kapjes së imazheve teleskopike të yjeve dhe galaktikave në pllaka të qelqta fotografike. Kjo ua mundësoi atyre studimin deri në detaje të qiellit të natës. Më shumë se 500,000 pamje të pllakave të qelqta, të bëra midis viteve 1885 dhe 1992, janë pjesë e një koleksioni të veçantë të Qendrës "Harvard-Smithsonian" për astrofizikë (CfA), dhe ky koleksion është më i madhi i këtij lloji në botë.

"Pamjet e bëra në këto pllaka mbesin tepër të vlefshme për shkencën, duke paraqitur një shekull të dhënash rreth yjeve dhe galaktikave, të cilat janë të pazëvendësueshme", thotë astronomi Michael Shara, i cili punon në Departamentin e astrofizikës të Muzeut të historisë natyrore në qytetin e Nju-Jorkut. Me anë të këtyre pllakave mund të "udhëtohet në të kaluarën", për të parë se çfarë ndryshimesh janë bërë me kalimin e kohës.

(Kosova Sot Online)