Dikur së bashku në tokë mund të kenë bredhur alienët e dinosaurët

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 13:48
Dikur së bashku në tokë mund të kenë bredhur alienët e dinosaurët

Astrobiologia Rebecca Payne dhe astronomja Lisa Kaltenegger të universitetit amerikan Cornell University kanë bërë së fundmi disa pretendime të çuditshme për alienët e dinosaurët në një studim të tyre.

Ato thonë se nuk është çudi që alienët e dinosaurët të kenë qenë dikur bashkëkohës e të bridhnin në tokë së bashku.

Ato argumentojnë se alienët që kërkonin për forma të reja jete rreth 540 milionë vjet më parë mund të kenë ardhur në tokë dhe të jetonin bashkë me bishat që besohet se jetonin atëhere.

 

Në këtë periudhë dy shënuesit kryesorë të jetës, oksigjeni dhe metani ishin në masë më të lartë se tani dhe planeti besohet se ishte i mbushur me shumë më tepër gjelbërim.

Pretendimet e tyre ‘te guximshme’ u bënë në revistën e përmuajshme ‘Royal Astronomical Society’.

Në raportin që nuk është marrë shumë seriozisht nga publiku, thuhet: “Procese të ngjashme mund të jenë duke ndodhur në eksoplanete të tjera dhe kjo mund të sjellë një model i paeksploruar për planetë të banueshem me nivele të ndryshme oksigjeni atmosferik.

Ndërsa Kaltenegger tha: “Masa e dritës në tokë është është identifikues i planetëve ku mund të ketë jetë.”

Madje dyshja hipotezonte gjithashtu se dinosaurët mund të ekzistojnë në planetë të tjera, nëse do të arrinim t’i zbulonin në kohën e mjaftueshme.Ato shtonin sesi në kërkimin e jetës në univers, toka përfaqëson modelin “planetit të banuar me evolucion prej ndryshimeve të nivelit të oksigjenit”

(Kosova Sot Online)