NASA: Tokën në vitin 2024 nuk do ta godasë asteroidi 'i zhdukur'
Asteroidi FT3 u zbulua për herë të parë në vitin 2007, përpara se të zhdukej në thellësi të universit e më mos të kthehej.
Gjatë viteve të fundit, astronomët janë përpjekur ta gjejnë përsëri duke e parashikuar rrugën orbitale të tij, mirëpo nuk patën sukses.
Por, edhe pse ajo kohë nuk ishte e mjaftueshme të përcaktonte rrugën specifike orbitale të asteroidit, u raportua se ka shansa të vogla që ai përsëri t’i afrohej Tokës.
Ndërsa datat e mundshme “të përplasjes” po afroheshin, zyrtarët amerikanë sqaruan se nuk ka asnjë kërcënim për goditje nga asteroidi, edhe pse ai ishte pjesë e listës së “armiqve publik” të NASA-s.
Shkëmbi hapësinor ende mbetet i pagjetur, gjë që është lajm i mirë sepse nëse do të afrohej me planetin, NASA do të ishte në dijeni.
Megjithatë, ekziston një shans 1 në 2700 që Bennu, një tjetër asteroid i vogël afër Tokës, të përplaset me planetin në vitin 2182, sipas NASA-s.
Ndryshe, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, mbledh mostra nga asteroidët, në përpjekje për të ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë sekretin e origjinës së jetës në Tokë.
(Kosova Sot Online)