NASA ka hapur më në fund kontejnerin e mostrave nga asteroidi

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 14:04
NASA ka hapur më në fund kontejnerin e mostrave nga asteroidi

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka hapur më në fund kontejnerin e mostrave nga asteroidi Bennu dhe ka publikuar foton e parë të përmbajtjes së mbledhur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesë e misionit të anijes kozmike OSIRIS-REx ishte mbledhja e mostrave nga asteroidi Bennu, i cili kreu një manovër fluturimi dhe i hodhi ato për të arritur në Tokë, përpara se të fillonte një mision të ri.

 

Mostrat hynë me sukses në atmosferën e Tokës dhe më pas u ulën të sigurt në Tokë, por shkencëtarët në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s patën probleme me hapjen e kontejnerit.

Konkretisht, problemi ishte në dy grila nga 35 gjithsej që përbëjnë Mekanizmin e Përvetësimit të Kampioneve Touch-and-Go (TAGSAM).

Për shkak të kësaj, tetorin e kaluar u ndalua çmontimi në mes të procesit, me qëllim që të projektohen dhe prodhohen dy vegla shumë-pjesëshe nga metali më i fortë, një lloj specifik prej çeliku inoks jomagnetik kirurgjik.

Ekipi i shkencëtarëve testoi me sukses mjetet e reja dhe vazhdoi me hapjen e TAGSAM.

Procesi u krye me sukses dhe më në fund shkencëtarët fituan akses në ekzemplarët, të cilët u fotografuan në detaje nga Erika Blumenfeld dhe Joe Ebersold.

Fotoja tregon shkëmbinj të errët dhe grimca më të vogla në asteroidin 4.5 miliardë vjeçar Bennu, i cili është një kapsulë kohore me njohuri të vlefshme për formimin e planetit dhe origjinën e ujit në Tokë.

Shkencëtarët do të heqin gjithashtu jakën metalike të rrumbullakët nga ena dhe do t’i transferojnë mostrat e mbetura në kontejnerë të veçantë.

(Kosova Sot Online)