Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: Unë besoj ende në liri, nga zemra faleminderit për mbështetjen
Plani i guximshëm i NASA-s i sjelljes së mostrave nga Marsi në Tokë për analizë po has në sfida të mëdha, sipas një raporti të ri.
Dizajni, kostoja dhe planifikimi janë të gjitha pengesa të mëdha, ka zbuluar raporti nga Programi i NASA-s për kthimin e mostrave (MSR).
MSR synon të kthejë mostrat gjeologjike marsiane në Tokë për studime shkencore. Plani përfshin uljen në planetin e kuq, mbledhjen e mostrave dhe sjelljen e tyre në Tokë, shkruan yahoonews.
Adelina Ismaili: Unë besoj ende në liri, nga zemra faleminderit për mbështetjenLexoni edhe:
Tashmë një anije kozmike gjendet në Mars. Por, pritet të ndërtohet një tjetër anije për rikthimin e tyre në Tokë, projekt ky i cili po zhvillohet dhe financohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Ky mision llogaritet si një nga misionet më komplekse, operacionale dhe ambicioze të ndërmarra ndonjëherë nga NASA.
Raporti vë në dukje se kompleksiteti i misionit MSR mund të dërgojë koston e tij në mes 8 miliardë dhe 11 miliardë dollarëve. Gjithashtu, raporti thekson nevojën për një koordinim të zgjeruar midis NASA-s dhe ESA-s.
Por, kohët e fundit programi është vënë nën presion politik për vlerësimet gjithnjë në rritje të kostos, duke shtuar dyshimet për vazhdimin e tij.
NASA aktualisht është duke rivlerësuar arkitekturën e përgjithshme të programit dhe buxhetin e saj.
Ndërsa MSR konsiderohet si mision me rëndësi të madhe nga shumë shkencëtarë planetarë, Kina po punon për misionin e saj Tianwen-3 për mbledhjen e mostrave nga Marsi i cili pritet të nis rreth fundit të dekadës.
(Kosova Sot Online)