A ekzistojnë shpirtrat me të vërtetë?
Gjatë gushtit të vitit 1981, një burrë, me gruan e tij ishin duke u kthyer në Britani nëpërmes Francës. Në këtë udhëtim midis Alenkonit dhe Roue-it, nuk mund të saktësohej koha e saktë. Ata ishin duke vozitur përgjatë një rruge tepër të ngushtë dhe, në një moment, u ndalën për të ngrënë dhe pushuar paksa. Në rrugë kishte pak trafik dhe çdo gjë përreth ishte e qetë. Burri kishte qëndruar ashtu disa sekonda, kur i kishte ardhur ndjenja se nuk ishte vetëm.
Natyrisht, gruaja e tij ishte në veturë, por ai kishte ndjenjën sikur jashtë me të ishte dikush. Ai shikoi përreth por nuk pa asgjë. Por, më shumë se më parë, burri ndjeu sikur ishte i rrethuar, por nuk hetoi asgjë agresive. Me të hyrë brenda, njeriu thotë se ndjeu sikur shpirtrat që e kishin rrethuar më parë, u larguan. Më pas, ai mori vesh se, gjatë Luftës së Parë Botërore, në atë zonë kishte një spital të madh dhe një varrezë edhe më të madhe ushtarake. Pra, shpirtra sa të duash.
(Kosova Sot Online)