
Lexoni edhe:
Ja kush thotë: Luizi mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër
Në jug të Spanjës në qytetin Carmona në provincën e Andaluzisë, u gjet vera më e vjetër ndonjëherë, e prodhuar rreth 2000 vjet më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vera ka ngjyrë kafe të kuqërremtë për shkak të proceseve kimike që kanë ndodhur mbi 2000 vjet dhe, me shumë mundësi, plot shije, raporton Guardian i Londrës.
Ja kush thotë: Luizi mbetet personazhi më i famshëm në ShkodërLexoni edhe:
Vera u zbulua pranë urnës funerale në të cilën u gjetën eshtrat e djegura të një romaku.
Analiza e ekspertëve nga Universiteti i Kordobës përcaktoi se bëhet fjalë për një verë vendase që ka shije të ngjashme me sheri.
Para këtij zbulimi, i cili u botua në Journal of Archaeological Science, vera më e vjetër e lëngshme e ruajtur ishte një shishe verë e gjetur në vitin 1867 pranë qytetit gjerman të Speyer, në një varr të lashtë romak, i datuar rreth vitit 325 pas Krishtit.
(Kosova Sot Online)