Lexoni edhe:
'Nusja ma e bukur' vjen nga Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu
Ai notonte shumë përpara se të shfaqeshin dinosaurët. Kandili i detit më i vjetër i gjetur ndonjëherë deri më tani quhet Burgessomedusa phasmiformis.
Ai u zbulua në një fosil që daton 505 milionë vjet më parë dhe u gjet në malet shkëmbore të Kanadasë, gjatë një fushate gërmimi mes viteve ’80-90.
'Nusja ma e bukur' vjen nga Adelina Ismaili dhe Sabri FejzullahuLexoni edhe:
Identifikimi i specieve të reja është publikuar nga studiuesit në Muzeun Mbretëror të Ontarios në revistën ”Proceedings of the Royal Society Biological Sciences”.
Zbulimi tregon pa mëdyshje se kandili i detit, me një trup tipik në formë pjate ose zileje, kishte evoluar tashmë më shumë se 500 milionë vjet më parë.
Burgessomedusa, në veçanti, ishte në gjendje të notonte lirshëm dhe ishte e pajisur me tentakula me të cilat mund të kapte pre me përmasa të konsiderueshme, ashtu si kandili ”modern” i detit.
”Të gjesh kafshë të tilla tepër delikate të ruajtura në shtresat shkëmbore në majë të këtyre maleve është një zbulim i mrekullueshëm”, tha Jean-Bernard Caron, paleontolog dhe bashkautor i studimit.
(Kosova Sot Online)