Lexoni edhe:
Ja si e festoi ditëlindjen Luana Vjollca
Një stuhi e dhunshme goditi Romën mbrëmjen e kaluar duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme në qendrën historike.
Qarkullimi në shumë rrugë u bë i pamundur, teksa era rrëzoi pemët pranë një stacioni metroje. Sipas disa të dhënave nga autoritetet lokale, një rrufe gjithashtu shkaktoi dëme dhe në monumentin Harku i Konstandinit.
Ja si e festoi ditëlindjen Luana VjollcaLexoni edhe:
Në një shënim, Parku Arkeologjik i Koloseut shpjegon se rrufeja shkaktori rrëzimin e disa fragmenteve të harkut, të cilat u gjetën në kohë rekord dhe u zhvendosën dhe pritet një ndërhyrje për riparimin e tyre.
Kryebashkiaku Roberto Gualtieri e cilësoi stuhinë si të pazakontë, teksa falenderoi ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Mbrojtjen Civile që ndërhynë me efektivitet duke iu përgjigjur çdo kërkese të banorëve.
(Kosova Sot Online)