Lexoni edhe:
Dua Lipa shfaqet duke marrë rreze dielli
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore të pazbuluara, raporton Independent.
Asteroidi po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili e regjistroi atë më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë.
Dua Lipa shfaqet duke marrë rreze dielliLexoni edhe:
SHBA- NASA ka lëshuar një paralajmërim për një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” që do t’i afrohet Tokës të martën, më 17 shtator. Asteroidi “2024 ON” është 290 metra në diametër dhe do t’i afrohet Tokës brenda 1 milion kilometrave, sipas Laboratorit të Propulsionit të Gazit të agjencisë amerikane të hapësirës.
Dua Lipa shfaqet duke marrë rreze dielliLexoni edhe:
Shkëmbi hapësinor fluturoi për herë të fundit pranë Tokës në vitin 2013 dhe do të bëjë një tjetër afrim në vitin 2035, sipas të dhënave të NASA-s.
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve Afër Tokës (NEO), i cili përdor observatorë në mbarë botën për të dalluar objekte hapësinore të pazbuluara, raporton Independent. Asteroidi po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili e regjistroi atë më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë.
Megjithëse ekspertët e kanë konsideruar atë potencialisht të rrezikshëm, distanca në të cilën do t’i afrohet Tokës është 2.6 herë më e madhe se distanca mesatare hënore, që do të thotë se 2024 ON nuk përbën kërcënim për Tokën në orbitën e saj aktuale, por edhe një devijim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.
Madhësia e madhe e asteroidit e bën atë 99% më të madh se çdo objekt tjetër pranë Tokës, por ai nuk do të kalojë aq afër sa të jetë i dukshëm pa një teleskop. Megjithatë, për këdo që dëshiron të vëzhgojë qiellin atë ditë, do të ketë një eklips të pjesshëm hënor të rrallë, i cili përkon me një super hënë të plotë. Ky spektakël do të jetë i dukshëm në të gjithë Evropën dhe Afrikën, dhe gjithashtu do të jetë i dukshëm në pjesë të Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe në Azi.
(Kosova Sot Online)