Studiuesit kanë gjetur një specie të re të peshkaqenëve

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 07:58
Studiuesit kanë gjetur një specie të re të peshkaqenëve

Studiuesit në Zelandën e Re kanë gjetur një specie të re të peshkaqenëve, që jeton dhe gjuan në thellësitë e mëdha të oqeanit.

Kjo specie u zbulua në një zonë të Paqësorit që shtrihet më shumë se 1000 kilometra në lindje të Zelandës së Re, tha ekipi nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës, me qendër në Wellington.

 

Një peshkaqen i tillë mund të konsiderohet si një lloj peshku me një bisht të gjatë dhe një skelet të bërë nga kërce. Një i ngjashëm me të jetoi pothuajse 400 milion vjet më parë.

Ai jeton në shtratin e detit dhe ushqehet me molusqe dhe jovertebrorë të tjerë në thellësi deri në rreth 2600 metra, megjithëse i pëlqen gjithashtu ujërat bregdetare

(Kosova Sot Online)