Lexoni edhe:
Tolaj: Se në ç’masë ka degjeneruar kjo shoqëri dhe kultura muzikore, mjafton të hapim televizionet tona
“Hëna e Gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë.
Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit.
Kjo e bën Hënën e Gjuetarit të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna.
Bëhet e ditur se Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e plotë në pikën e saj më të largët nga Toka.
Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa hëna ngrihet, ajo do të jetë rreth gjysmës së rrugës midis Saturnit dhe Jupiterit. Tre netë më vonë, më 20 tetor, hëna do të lindë me Jupiterin.
Emri më i popullarizuar për hënën e plotë të tetorit është Hëna e Gjuetarit, sepse pamja e saj dikur ishte një sinjal për gjuetarët që të përgatiteshin për dimrin e ardhshëm.
Hëna e Gjuetarit do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e vjeshtës këtë vit.
Hëna tjetër e plotë do të ndodhë më 15 nëntor dhe do të jetë e fundit për vitin 2024.
(Kosova Sot Online)