Lexoni edhe:
Kujt i thotë Dafina: Të dua për gjithë pjesën tjetër të jetës time!
Kulla e lartë 400 metra në formë kubi, e njohur si Mukaab, e cila pritet të jetë ndërtesa më e madhe në botë, ka nisur zyrtarisht ndërtimin në Arabinë Saudite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kompania e Zhvillimit New Murabba, e financuar nga Arabia Saudite, njoftoi se ndërtesa pritet të përfundojnë në vitin 2030, për ndërtimin e të cilës aktualisht po punojnë rreth 900 punëtorë.
Kujt i thotë Dafina: Të dua për gjithë pjesën tjetër të jetës time!Lexoni edhe:
Ndërtesa gjigante do të jetë qendra e zhvillimit të madh të New Murabba, që shtrihet në një sipërfaqe prej 18 kilometrash katrorë në veriperëndim të Rijadit. Pasi të përfundojë, kubi do të ketë një atrium të madh dhe një kullë spirale në qendër, shumë hapësira për dyqane, atraksione kulturore dhe turistike.
Pamjet e projektit tregojnë ndërtesës mbresëlënës. Struktura në formë kubi do të jetë në gjendje të shfaqë imazhe realiste që mbështjellin ndërtesën nga të gjitha anët.
(Kosova Sot Online)