Receta e Cekës: Tortë me pemë

  • E. /
  • 25 August 2020 - 09:06
Receta e Cekës: Tortë me pemë

Përbërësit:

5 vezë,
10 lugë sheqer,
7 lugë niseshte,
7 lugë miell, lëvore limoni,
1 lugë çaji sodë buke ose ½ qeskë pluhur paste,
100 gr gjalpë.

Kremi:
150 gr sheqer,
3 vezë,
50 gr niseshte,
6 dcl lëng pemësh,
100 gr lajthi të bluara,
1 qeskë krem të rrahur,
pemë të buta.

Të verdhat e vezëve tunden me dy lugë ujë të valë dhe 10 mlugë sheqer. Shtohen të bardhat e vezëve të tundura me 2 lugë sheqer në marengë të dendur duke i tundur m,vazhdimisht. Kësaj mase i shtohen mielli, niseshtja, pluhuri për pastë , lëvorja e limonit dhe gjalpi i shkrirë.

Pasi të përzihet mirë me lugë, derdhet në kallëp për tortë ose tepsi me mdiametër 26 centimetra. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë m180 gradë Celsius për 40 minuta dhe qëndron në furrë të mbyllur gjersa të ftohet.

Ndërkohë tunden 3 vezë me 8 lugë sheqer. Shtohen 2 lugë niseshte. Masa e vezëve derdhet në 4 dcl komposto të nxehtë të ndonjë peme ose lëng pemësh dhe zihet gjersa të trashet në krem të njëllojtë. Largohet nga zjarri dhe ftohet. Torta e pjekur pritet horizontalisht dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e ftohur. Mbi tortë dhe anash hidhen lajthi të bluara.

Torta zbukurohet me feta ose copëza pemësh të ndryshme dhe me krem të rrahur të përgatitur sipas udhëzimit në qeskë.

(Kosova Sot Online)