Lexoni edhe:
Receta e Cekës: Kifle formash të ndryshme
PËRBËRËSIT:
400 gr kungulleshka të reja, 200-300 gr mish të bluar, 100 gr djathë të fortë e të yndyrshëm, 100 gr galetë, 2 vezë, majdanoz dhe fletë selinoje të grirë hollë, kripë, piper, vegetë, yndyrë për fërgim. Në masën e kungulleshkave të gërryera dhe të kaluara në rende (nëse kungulleshkat janë më të vjetra, ato qërohen, vlohen pak në ujë të njelmët, pastaj bluhen në makinë mishi), shtohen mishi i bluar, vezët, majdanozi dhe selinoja, gjysma e galetës, kripa, piperi, vegeta, në fund djathi i kaluar në rende.
Receta e Cekës: Kifle formash të ndryshme
Nga masa e përzier mirë, me duar të lagura , bëhen qoftet. Qoftet kalohen në galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë nga të gjitha anët. Shërbehen të nxehta.
(Kosova Sot Online)