
Lexoni edhe:
Mima: Kësulkuqja e estradës gjithmonë do të mbetem unë
PËRBËRËSIT
• 10 vezë, • 5 lugë mazë, • 2 dcl ajkë, • 50 gr gjalpë, • 3 lugë galetë, • 1 lugë majdanoz të grimcuar. Vezët e ziera fort priten për së gjati përgjysmë. U largohen të verdhat, të cilat shtypen, përzihen me mazë, majdanoz dhe mbushen të bardhat e vezëve me këtë masë.
Mima: Kësulkuqja e estradës gjithmonë do të mbetem unëLexoni edhe:
Në enë qelqi të rezistuar në zjarr, shkrihet gjalpi, radhiten vezët, u hidhet ajkë dhe spërkaten me galetë të fërguar. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C, për t'u pjekur 10 minuta. Mund të shërbehen si paragjellë e nxehtë ose e ftohur me kaçkavall, proshutë, qepë të reja dhe sallatë të gjelbër.
(Kosova Sot Online)