
Lexoni edhe:
Lora Braha: Kam nostalgji për fëmijërinë time dhe me shumë deshirë i kisha kthyer prapa ca vite
Përbërësit (për 4 persona):
1 pako pasta
500 ml qumësht
40 gram gjalpë
Djathë i grirë
1 kavanoz me kërpudha
Përgatitja:
Në fillim hidhni për të zjerë pastat në një tenxhere me ujë. Ndiqeni procesin me sy derisa të marrë valë. Lerini pastat “aldente” në mënyrë që të mos zbuten në furrë.
Pasi të kenë marrë valë dhe të jenë zjerë pak, hidhini në një tavë, ku më parë të keni hedhur gjalpin e shkrirë.
Shtoni në tavë kërpudhat dhe pastat, hidhini kripë dhe futeni në furrë me 180 gradë. Mos e lini më shumë se 20-25 minuta.
5 minuta përpara se ta hiqni tavën shtoni qumështin dhe djathin e grirë.
(Kosova Sot Online)