![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/18/200x200_2_File-Photos-Jennifer-Lopez-and-Alex-Rodriguez-engaged-600x3601610968778.jpg)
Lexoni edhe:
Jennifer Lopez gati për performancën në inaugurimin e Joe Biden
Përbërësit:
250 gr margarinë të zbutur, 150 gr sheqer pluhur, 200 gr çokollatë, 100 gr arra të bluara, 4 të verdha vezësh, 6 lugë miell, 1/2 lit qumësht, 1/2 kg biskota, 2 lugë sheqer dhe qumësht.
Jennifer Lopez gati për performancën në inaugurimin e Joe BidenLexoni edhe:
Në qumësht të nxehtë hidhen vezët e tundura me miell e sheqer. Përzihet masa vazhdimisht me lugë ose mikser gjersa të vlohet dhe të trashet. Veçan tunden margarina e zbutur me 150 gr sheqer pluhur. Shtohen çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara (ndahen 3-4 lugë). Të dy masat bashkohen dhe tunden me mikser gjersa të bëhet një masë homogjene. Me kremin e përgatitur lyhen radhë-radhë biskotat e ulura në qumësht të vakët me sheqer. Torta lyhet mbi dhe anash me të njëjtin krem. Mbi i hidhen arra të bluara dhe zbukurohet sipas shijes. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë.
(Kosova Sot Online)