Lexoni edhe:
Receta e Cekës: Qofte me kungulleshka
PËRBËRËSIT:
20 gr maja, 1 dcl qumësht, 200 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 8 vezë, 280 gr miell, lëvore limoni, 100 gr rrush të tharë. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer. Shtohen 8 të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.
Receta e Cekës: Qofte me kungulleshkaLexoni edhe:
Shtohet lëvorja e limonit e kaluar në rende, 1 majë thike kripë dhe maja e ardhur. Pasi të përzihet mirë, shtohen mielli dhe rrushi i tharë, më parë i ulur në rum ose ujë të vakët e i kulluar. Masa tundet mirë me spirale mikseri dhe derdhet në enë kuglofi të lyer me yndyrë.
Ena mbulohet dhe në vend të vakët qëndron edhe ½ ore sa të vijë brumi. Kuglofi piqet në furrë me temperatureraturë 170 gradë C për afro 50-60 minuta. Pasi të ftohet, i hidhet mbi sheqer pluhur i përzier me sheqer vanilje. Pritet i ftohur në pjesë të dëshiruara dhe shërbehet me çaj ose kafe.
(Kosova Sot Online)