Receta e Cekës: Tortë me pemë të buta e puding

  • E. /
  • 18 June 2021 - 09:02
Receta e Cekës: Tortë me pemë të buta e puding

PËRBËRËSIT:

• 5 vezë, • 5 lugë sheqer, • 6 lugë miell, • 1 pluhur paste, • 1 lëvore limoni, • 1 kg dredhëza ose pemë tjera të buta, • 2 pudingë vanileje të përgaditur sipas udhëzimit në qeskë, • 1 krem i rrahur i bardhë. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer në bor të qëndrueshme.

Hidhen të verdhat e vezëve duke i tundur vazhdimisht. Shtohet dhe përzihet me lugë mielli i përzier me pluhur paste dhe lëvore limoni. Hidhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Piqet në furrë me temperaturë 180 gradë C për 40 minuta.

Pasi të ftohet, pritet horizontalisht. Pudingu përgatitet sipas udhëzimit. Pasi të ftohet pak, me gjysmën e masës lyhet njëra kore e patishpanit. Mbi hidhen gjysma e dredhëzave të shtypura. Mbulohet me koren e dytë, e cila lyhet me pjesën tjetër të pudingut dhe vendosen gjysma e mbetur e dredhëzave të prera. Torta zbukurohet me krem të rrahur të bardhë.

Mbi pemë hidhet zhelatina e pëgaditur sipas udhëzimit. Në vend të pudingut, torta mund të lyhet me marmelatë dredhëzash.

(Kosova Sot Online)