Receta e Cekës: Supë me kokë qengji

  • E. /
  • 24 August 2021 - 08:19
Receta e Cekës: Supë me kokë qengji

PËRBËRËSIT:

1 kokë qengji (largohet truri), 2 karota, rrënjë selinoje, 1/2 tubë majdanoz, 1 lugë miell, 1 lugë gjalpë, 1 kokë qepë, kripë, vegetë, piper, 2-3 thelpinj hudhre, lëngu i gjysmë limonit. 

Koka e qengjit vendoset në ujë të ftohtë për të qëndruar afro dy orë, shpërlahet mirë, pastaj vihet në tenxhere me 2 litra ujë për t’u zier. Shtohen karotat dhe selinoja, të prera në rrathë, qepa e prerë në disa pjesë, disa kokrra piperi të zi, një majë thike piper të kuq dhe hudhra e shtypur. Pasi të jetë zier (afro 1. 5 orë) dhe ftohur, mishi pastrohet nga eshtrat dhe imtësohet. Përgatitet fërgesa me një lugë gjalpë, një lugë miell dhe hollohet me supë të kulluar. Shtohen mishi i copëtuar, perimet e kaluara në sitë, pak lëvore limoni e kaluar në rende, rigon dhe posa të marrë një valë, supës i shtohen lëng limoni, vegetë dhe majdanoz i grirë imët. 

(Kosova Sot Online)