Lexoni edhe:
Receta e Pepës:Supë peshku me perime
Përbërësit
6 kërpudha
3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
gjysmë kokërr qepë (e grirë)
1 filxhan djathë Mocarela
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper
pak majdanoz (i grirë)
pak bukë (e thekur, e grirë)
Receta e Pepës:Supë peshku me perimeLexoni edhe:
Përgatitja
Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.
Grijini hollë bishtat dhe kavërdisni në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.
Pasi të jenë kavërdisur mirë të gjitha, hidhni sipër kërpudhave
Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius.
(Kosova Sot Online)