Receta e Pepës:Turshi me tranguj të vegjël
Përbërësit:
2 kg tranguj të vegjël
8 gota ujë i ngrohtë
6 filxhana çaji uthull
4 lugë gjelle kripë e trashë
2 lugë gjelle sheqer
1 filxhan kafe piper kokërr
gjethe dafine
Përgaditja:
Së pari përgatisim shëllirën.
Ujin e hedhim në një tenxhere dhe e vëmë të ziejë në zjarr. Pastaj e largjmë nga zjarri.
Shtojmë në ujë të gjithë përbërësit e lartcekur dhe e trazojmë mirë.
Pastaj e lëmë mënjanë që të ftohet tërësisht.
Ndërkohë përgatisim trangujt.
Fillimisht i lajmë të gjithë trangujt mirë. Pastaj i bëjmë gati për t’i futur në kavanozët, ku do t’i konservojmë.
Trangujt i rendisim mirë nëpër kavanozë duke i ngjeshur lehtas. Më pas u hedhim shëllirën.
Pasi janë mbuluar me shëllirë, kavanozëve u vendosim kapakun duke e shtrënguar fort.
Turshitë e përgatitura kështu ruhen në vend të errët.
Janë gati për konsumim pas 10 ose 20 ditësh.
(Kosova Sot Online)