Lexoni edhe:
Receta e Pepës:Petulla Amerikane- Pancake
PËRBËRËSIT:
• 10 vezë, • 10 lugë sheqer, • 7 lugë miell, • 3 lugë të supës kakao, • 1 pluhur paste.
FILLI:
• 250 gr sheqer pluhur, • 250 gr margarinë, • 4 vezë, • 100 gr çokollatë të shkrirë, • 2 lugë kakao, • 1 lugë rum. • Filli futet në frigorifer për një kohë.
Receta e Pepës:Petulla Amerikane- PancakeLexoni edhe:
Të bardhat e vezëve tunden me 10 lugë sheqer mbi avull. Pasi të trashen dhe të bëhen si borë, shtohen një nga një të verdhat e vezëve duke i tundur vazhdimisht. Mielli me pluhur paste hidhet duke e përzier me lugë, gjithashtu edhe kakaoja. Pasi të përzihet mirë, masa derdhet në tepsi katrore të shtruar me letër pergamenti ose të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius dhe sa të futet në furrë, ulet temperatura në 170 gradë Celsius për t’u pjekur për 40 minuta.
Furra nuk hapet gjersa të ftohet patishpani. Margarini i zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një, çokollata e shkrirë, kakaoja dhe rumi. Të gjitha përzihen mirë. Veçan tunden të bardhat e vezëve dhe i shtohen kremit duke e përzier me lugë, gjersa të bëhët krem i fjanjëllojtë. Patishpani i ftohur pritet horizontalisht. Lyhet me krem të përgatitur brenda, përmbi dhe anash. Në fund mbulohet me glazurë çokollate dhe zbukurohet me brum marcipani ose hidhen arra të bluara. rende.
(Kosova Sot Online)