Receta e Pepës- Sheqerpare pa vezë
PËRBËRËSIT:
2 gota çaji kos, 2 gota çaji vaj, 220 gr margarine ose gjalpë,1 lugë e mesme pluhur paste, afro 600 gr miell.
Sherbeti:
3 gota uji sheqer, 1,5 gotë ujë, 1 lugë lëng limoni, 1 sheqer vanilje.
Margarinin ose gjalpi i zbutur tundet ose shkrihet. Shtohen përbërësit e tjerë duke e gatuar një brum të butë. Formohen sheqerparet e rrumbullakëta duke ia vu çdo sheqerpareje nga një thelp arre brenda.
Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen në furrë me temperaturë të ulët gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.
Sheqerparja e vakët, sherbeti i nxehtë, por jo edhe valë.
(Kosova Sot Online)