Receta e Pepës:Tavë me peshk dhe perime
PËRBËRËSIT:
500 gr fileta peshku,
1 qepë ,
2 thelpinj hudhre,
2 speca të gjelbër ose të kuq,
1 lugë gjalpë,
1 lugë vegetë,
1 lugë pure domatesh,
majdanoz,
borzilok të tharë,
1 lugë specall,
1/8 lit verë të zezë,
kripë.
Pregaditja:
Qepa dhe hudhrat priten imët, kurse specat pastrohen nga farat dhe priten në pjesë të gjata. Në tigan me yndyrë, fërgohen 3-4 minuta, të mbuluara me kapak. Ndërkohë, peshku pritet në copa të vogla katrore dhe hidhet në enë me 1 gotë ujë dhe mëlmesa. Vlohet në temperaturë të ulët afro 15 minuta. Në masën e qepëve dhe specave, shtohen pureja e domateve, vera dhe së bashku zihen edhe 5 minuta, pastaj hidhet mbi peshk dhe, sa të marrë një valë, largohet nga zjarri. Raguja e nxehtë shërbehet me oriz të zier.
(Kosova Sot Online)