Receta e Pepës:Hummus
Përbërësit:
2 filxhan çaji me qiqra të gatshme
3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër,
3 lugë gjelle me pluhur susami,
1 lugë e gjysmë gjelle lëng i freskët limoni
1 thelb hudhër i grirë hollë,
1 lugë çaji me kripë,
Gjysmë luge çaji me piper të zi pluhur
Përgatitja:
Qiqrat mund t’i blini në market të paketuara dhe të gatshme për gatim.
Mjafton të kulloni lëngun ku janë ruajtur dhe nëse mundeni të hiqni lëkurat nga secila kokërr.
Mungesa e lëkurave do e bëjë salcën humus të butë si mëndafshi.
Hidhini qiqrat në mikser dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart.
Përzjejini mirë së bashku për rreth 5 minuta deri sa salca të jetë bërë e butë dhe e njëtrajtshme.
Përpara se ta hiqni nga mikseri, provojeni salcën nëse ka nevojë për më shumë kripë, vaj apo lëng limoni.
Nëse salca është shumë e trashë, shtoni 2-3 lugë ujë ose lëng qiqrash nga ena e mëparshme.
(Kosova Sot Online)