![Receta e Pepës - Llokuma](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/05/200x200_auto_auto_Llokuma157702335515796155351601886803.jpg)
Receta e Pepës: Ajvar i shtëpisë me speca të pjekur
![Receta e Pepës: Ajvar i shtëpisë me speca të pjekur](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/16/auto_auto_domaci_ajvar_recept1633179168_11660649125.jpg)
PËRBËRËSIT:
30 kg speca të kuq
5 kg karrota
5 kg patëllgjan i zi
1 L e gjysëm vaj
2 lugë sheqer,
kripë sipas shijes,
Specat e larë dhe të pastruar nga farat, piqen, qërohen dhe bluhen në makinë mishi. Në tenxhere me fund masiv nxehen 2 dcl vaj, pastaj hidhet masa e specave, karrotave ,patëllgjani i zi të bluar.
Hajvari përzihet kohë pas kohe dhe vlon gjersa të avullojë lëngu. Hidhet sheqeri dhe kripë sipas shijes, pjesa e mbetur e vajit, dhe sa të marrë edhe një valë, hajvari i nxehtë derdhet në kavanoza të nxehtë.
Kavanozat mbyllen mire , mbulohen me batanije dhe pas 24 orësh vendosen në vend të freskët.
(Kosova Sot Online)