Receta e Pepës: Ëmbëlsirë me kungull

  • g./g /
  • 16 September 2022 - 11:46
Receta e Pepës: Ëmbëlsirë me kungull

Përbërësit:

* 2 kg kungull i embël
* 1 kg sheqer
* 1 filxhan kafeje ujë

Pregaditja:

Qeroni kungullin, lajeni dhe priteni në copa te trasha .
Hidheni në një tenxhere, sipër hidhni sheqerin dhe ujin dhe lëreni të ziej në zjarr të ngadaltë derisa të zbuten kungujtë.
Mund ta bëni edhe pa i hedhur uje fare por në këtë rast duhet ta lini një natë gjithe natën në tenxhere bashkë me sheqerin dhe pastaj ta zieni.
Servireni me arra dhe mjaltë sipër.

(Kosova Sot Online)