Receta e Pepës:Bukë me rrush të thatë
PËRBËRËSIT:
1/2 kg miell,
1 lugë e mesme maja,
1/4 lit qumësht,
100 gr gjalpë i zbutur,
2 vezë,
1 lugë supe sheqer,
pak kripë,
1 lëvore limoni në rende,
100 gr rrush të thatë,
2 lugë rum.
Rrushi ulet në rum. Maja zinet me pak qumësht të vakët, sheqer, miell dhe vendoset në vend të vakët 15 minuta. Maja e ardhur derdhet në miellin e situr ku shtohen qumësht, gjalpë, sheqer, vezë, kripë dhe lëvore limoni. Brumi ngjeshet mirë, pastaj duhet të vijë 35-40 minuta.
Në brumin e ardhur përzihet rrushi i kulluar dhe nga brumi bëhet formë e bukës sipas dëshirës. Pasi të vijë 15 minuta, piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C për 50- 60 minuta. 10 minuta para se të përfundojë pjekja, lyhet me vezë të tundur.
(Kosova Sot Online)