Receta e Pepës: Krofne
Përbërësit:
• 3 vezë,
• 1 gotë kos ose jogurt,
• 14 lugë miell,
• 1 qeskë pluhur paste,
• vaj për fërgim,
• sheqer pluhur.
Tunden të gjithë përbërësit, përpos sheqerit pluhur. Me lugë nxirren krofnet dhe hidhen në yndyrë të nxehtë për t’u fërguar nga të dyja anët gjersa të skuqen. Krofnet e fërguara kalohen në sheqer pluhur dhe shërbehen.
(Kosova Sot Online)