Receta e Pepës: Supë kremoze me kungull

  • E.k /
  • 12 November 2022 - 10:16
Receta e Pepës: Supë kremoze me kungull

Një recetë e shijshme për supë kremoze me kungull, e cila ka shumë pak kalori.

Kungullin priteni në thela, pastrojani pjesën e brendshme me lugë.

Karrotat, qepët e patatet qërojini dhe pritini në copa të vogla.

Në një enë të thellë shkrijeni gjalpën dhe në të fërgojini qepët derisa të zbuten. Pastaj shtoni lëngun e supës dhe masën lëreni të vlojë.

Pastaj shtoni kungullin, karrotat dhe patatet. Shtoni kripë e piper. Supën ziejeni në temperaturë të lartë për afro 20-30 minuta, më pas uleni temperaturën.

Kur të jenë zier perimet, bluajini ato me blender dore, duke krijuar një supë të shijshme kremoze.

Në fund shtoni edhe qumështin.

Supa e përgatitur kështu shërbehet e ngrohtë e dekoruar me fara kungulli.

(Kosova Sot Online)