![Receta e Pepës:Pica shtëpie](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/23/200x200_pica_menu1677179991.jpg)
Receta e Pepës: Bukë franceze e mbushur
![Receta e Pepës: Bukë franceze e mbushur](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/10/auto_auto_hqdefault16696222691688994981.jpg)
PËRBËRËSIT:
1 bukë franceze,
300 gr mish të zier bibe ose zogu,
1 paketim djathë krem,
4 tranguj turshi,
3 vezë,
1 lugëz mustardë, piper, kripë.
Priten majat e bukës, tuli largohet dhe ulet në qumësht. Mishi bluhet, i shtohen trangujt e copëtuar, djathi, vezët e ziera e të shtypura, mustarda , kripa, piperi. Përzihet me tul buke të kulluar, gjersa të fitohet një masë e lëmuar . Mbushet buka me këtë masë, mbështillet me pecetë të pastër dhe futet në frigorifer. Para servirjes, pritet me thikë të sprehur mirë, paloset në pjatë dhe zbukurohet sipas dëshirës. Buka e përgatitur në këtë mënyrë, preferohet për piknik, ku e shoqëruar me jogurt, e zëvendëson drekën.
(Kosova Sot Online)