Lexoni edhe:
Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë?!
Një mëngjes apo një vakt pasditeje shumë i shijshëm, por dhe i shëndetshëm. Thekra është burim i mirë i fibrave të cilat kryesisht e përbëjnë polisaharidet joceluloze, transmeton "Kosova sot Online ".
Thekra është burim i pasur i fibrave dietale, magnezit, manganit, selenit, fosforit, magnezit, zinkut dhe kaliumit.
Është i pasur me burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, ndërkaq më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.
Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë?!Lexoni edhe:
Pos që është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes.
Në 100 g gjenden rreth 335 kcal., transmeton Telegrafi.
Përbërësit për dy persona:
▪ 100 g miell thekre,
▪ 2 dcl ujë,
▪ 1 vezë,
▪ 1 qeskë sheqer vaniljeje,
▪ gjysmë qese pluhur për simite.
Reklama
Përgatitja:
1. Nga këta përbërës përzieni përbërjen e cila duhet të jetë pak e lëngët, për t’u derdhur më lehtë.
2. Piqni palapetat nga të dyja anët.
3. Palapetat shoqërojini me përbërësit e shëndetshëm që ju preferoni.
Ju bëfshin mirë!
(Kosova Sot Online )