
Receta e Pepës: Majonezë

PËRBËRËSIT:
2 të verdha vezësh,
pak kripë,
1 lugëz mustardë,
lëngu i 1 limonit,
1, 75 dcl vaj.
Tunden vezët dhe duke i tundur vazhdimisht shtohet vaji pikë-pikë. Pasi të trashet, shtohen mustarda, lëngu i limonit dhe kripa. Duhet pasur kujdes që vaji dhe vezët të kenë temperaturë të njëjtë.
Nëse majoneza mbetet e hollë, shtohet ende vaj, në të kundërtën, shtohen 1-2 lugë ujë të nxehtë.
(Kosova Sot Online)