![Receta e Pepës:Tortë me pemë](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/05/200x200_torte_me_peme1725517630.jpg)
Receta e Pepës: Pite me kungull
![Receta e Pepës: Pite me kungull](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/20/auto_auto_byrek-me-kungull-e160436021614516609886841700468796.jpg)
Përbërësit:
• 15 petë të gatshme (nëse doni, mund t’i përgatisni vetë),
• 1 kg tul kungulli,
• 300 ml qumësht (rreth 2 filxhanë; 1 filxhan për harxhin e byrekut dhe 1 filxhan për të spërkatur petët),
• 300 gr gjalpë,
• 3 vezë,
• 1 lugë miell,
• kripë.
Përgatitja:
Grijmë tulin e kungullit në rende me pjesën më të trashë të saj.
Në një tenxhere, shkrijmë rreth 200 gr gjalpë dhe shtojmë kungullin, duke e gatuar në zjarr të ulët për rreth 30 minuta, në këtë mënyrë kungulli do të zbutet dhe do t’i avullojë lëngu i tepërt.
Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, 100 gr gjalpë të shkrirë paraprakisht në mikrovalë dhe kungullin duke i përzierë shumë mirë. Ky është harxhi me të cilën do të mbushet pitja.
Lyejmë me pak gjalpë tepsinë ku do të vendosim piten, shtrojmë 5 peta duke i spërkatur çdo njërën prej tyre me pak qumësht, shtojmë gjysmën e harxhit me kungull, 5 peta të tjera (të spërkatura me qumësht), harxhin e mbetur dhe e përfundojmë piten me 5 petat e fundit. I kthejmë anët byrekut, hedhim mbi të qumështin e mbetur dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 200°C për rreth 30 minuta.
(Kosova Sot Online)